Nexhmije Hoxha shpreh habi me faktin se ne '89 njerezit gati po shtypeshin per ta takuar, ndersa nje vit me vone terbimi i turmes nuk nginjej sado te shkaterronte. Cdo gje "eshte ne rregull" derisa papritmas s'eshte me.
Pyetja qe shtrohet eshte kjo: edhe sa gjate mund te mbaje ky populli jone? Migrimi natyrisht eshte faktori kryesor qe tulat instinktin e rrezistences se ketij populli. Mirepo, cfare ndodh kur migrimi nuk shihet me si ylli ndricues ne qiellin e popullit shqiptar (gje qe ka qene e tille prej shekujsh tanime)?
Cfare ndodh kur projekti i BE-se deshton? Ekonomite kryesore te Europes jane duke dhene shpirt nen udheheqjen e elitave totalisht te shkeputura nga realiteti (Britania dhe Franca jane gjithmone e me afer kerkimit te nje bailout-ti).
Cfare ndodh kur levizjet sizmike te leshuara nga termeti i deshtimit te ekonomise kryesore ne Europe -ajo Gjermane dmth- arrijne ne vende si Shqiperia?
Ndoshta ne nje menyre perverse, shpresa e vetme e Shqiperise eshte deshtimi i ardhshem i Europes. Kjo ndalon migrimin, shumekush do kthehet dhe ndoshta keshtu plotesohet edhe elementi i fundit per krijimin e plehut qe do te duhej per nje filiz te ri...