r/albania • u/Optimal_Lie7824 • 5h ago
r/albania • u/AfterSwordfish6342 • 23d ago
Tourism Bisedë e lirë/Pyetje - Free talk/Questions
A keni pyetje të tipit "Ku mund të blej bileta për ndeshjen e Partizanit?", "Ku mund të gjej veterinari?" etj. apo doni të diskutoni diçka disi jashtë teme? Ky është vendi i duhur. Respektoni të tjerët dhe përmbajuni rregullave!
Do you have questions of the kind "Where can I find football tickets?", "Where can I find a vet?" etc, other tourism related questions, or do you want to just freely talk off topic? This is the right place. Respect others and follow the rules!
If you're here to ask for suggestions here you can find every suggestion the sub had to offer pinned on a map: https://bit.ly/3xYS9fX
Here you can find the answer to most of your tourism questions: Tourism Megathread
r/albania • u/Plastic_Match_8657 • 7h ago
Culture & History Meqense ishte edhe eclipsi Henor dje sa prej jush e dinit qe nje prej personave qe kontriboi per te cuar njeriun e pare ne hene ishte shqiptar?
Wilson Kokalari (1935-2014) lindur ne Gjirokaster dhe u shperngul si femije i vogel ne SHBA me familjen e tij.Inxhinjer Aerohapsinor qe punonte ne NASA gjate viteve 60 gjate programit Apollo11 ku ishte testuesi kryesor I sistemve perfundimtare te anijes kozmike Apollo. Pergatiti dhe zbatoi me mijera faqe me udhezime teknike per te siguruar qe te gjitha sistemet e anijes funksiononin sakt.Gjithashtu emri I tij u perfshi ne nje pllake perkujtimore qe austronautet vendosen ne hene me pjesen tjeter te ekipit teknik.Pervec kontributit teknik dergoi Flamurin Shqiptar ku udhetoi ne hene si simbol i perfshirjes se individve me kombesi te ndryshme me shume flamuj te tjer
r/albania • u/pizzastand69 • 8h ago
Sports Ja një gjë e bukur sot. Ne ndeshjen Shqiperi U19-Kosove U19, gjyqtari dha nje penallti te padrejtë dhe lojtari nuk tenton te shënojë por ia "pason" portierit.
r/albania • u/albusvercus • 13h ago
Picture Dy foto qe shkrepa dje te eklipsit henor mbi qiellin e Tiranes me zmadhim 30x ne Samsung
r/albania • u/wise_wizard_cat • 3h ago
Discussion Ma gjen ndonjeri nje shtepi me qera se u lodha (me shperblim)
Kam nja nje jav po kerkoj shtepi me qera po mu ca migu duke u marr me agjensi e duke u sjell neper lagje te pyt markete e kafe. Asnje zone ska shtepi lirshem, edhe nese kan jan nga 400 euro plus me pajisje te 2001. Buxhetin e kam 250-300 euro pa drita, ujna, internet. Skam nevoj ne ndonje super zon po te pakten nga lapraka ose astiri. Shperblimi esht nje buzeqeshje (minimumi).
r/albania • u/goldendelishious • 3h ago
News (AL) just another day në shqipëri 👐🏻
kuzhinieri cooked up a nice BBL for someone 🤙🏻
r/albania • u/hot_fire__ • 4h ago
Discussion A janë vajzat Shqiptare toksike?
Jam kurjoze të di mendimin dhe eksperiencat tuaja bazuar në njohjet që keni bërë apo shoqet/koleget që keni.
r/albania • u/yourfavoritegiiirl • 6h ago
Ask Albanians Omelsinaa
Kam nevoje per sugjerim, cila eshte pasticeria me e mire ne Tirane per ju? Se ne dy qe merrja me perpara, Mon Amour dhe Past'el sikur e kane prish doren kto kohe. Dhe ca embelsirash tradicionale shqiptare sugjeroni si form peshqeshi se s'ja kam idene.
r/albania • u/thedarkforesthell • 4h ago
Discussion Ca shqiptare nga Amerika qe e konsiderojne Shqiperine parajse
Kohet e fundit kam pas nje zenke me nja dy shqiptare qe tere jeten e tyre kane jetuar ne Amerike dhe e konsideron Shqiperine vendin me te mire ne bote. Kane blere disa apartmente ne Tirane dhe do i japin per investim. Por arroganca e tyre eshte ekstrem fare, zihesh me ta nqs thua dicka te keqe per Shqiperine. P.sh. qe Tirana ka nje probleme jane gati ta fusin me shpulle. Me perpara shanin Shqiperine kurse tani qe kane blere apartamente aty po vdesin nga malli. Dhe kur u tregon veshtiresite qe kane shqiptaret me cmimet e shtrenjta ne Tirane nevrikosen dhe thone qe jane lire. Ketej shajne politikanet dhe ketej jane gati te rrahin po u the qe vendet e Europes jane me mire se ne. Karagjoza dhe arragante, shajne Ameriken qe i ka bere me leke, pijne birra gjithe diten dhe bejne muhabete femrash nga mengjezi deri ne darke edhe pse jane rreth te 40-tave. Nuk me ka zene syri rob te tille, edhe keta politikanet ti pyesesh ta thone qe Shqiperia ka 1000 probleme. Thjesht u zura dhe e nderpreva shoqerine. Nuk e kuptoj cfar lloj robsh jane keta, apo me jam une jashte realitetit. Dhe vetem mburren dhe perbuzin njerezit qe jane me poshte se ta. Se di pz a jane me keto idera shqiptaret e Amerikes?
r/albania • u/pizzastand69 • 10h ago
Shitpost A është gej ti puthësh shokët kur thua natën e mirë?
kissing the homie good night
r/albania • u/cashiu • 13h ago
Factistics Kalendari i fishekzjarreve
Ben sens pasi dhe data 1 ka me shume fishekzjarre nga te gjitha ditet e tjera
r/albania • u/Inner-Value3113 • 13h ago
Discussion Hengshin kokat e njeri-tjetrit (cit. Edi Rama)
Nga ngjarja e fundit, atentati i mengjesit te sotshem ne Shkoder, me beri pershtypje fakti qe autori ishte arrestuar me pak se 2 vite me pare. Duke bere nje kerkim te thjeshte ne internet, rezulton se atentatori eshte arrestuar ne 6 Dhjetor 2023, ne flagrance me 1 kavanoz dhe 13 pako te mbushura me kanabis plus nje sasi extra, gjithashtu ne banese i jane gjetur 3 maska (si ato te filmave me vrases me pagese, jo maska halloweeni, shfaqen me video dhe ne kronikat e kohes), 2 paruke, 7 jeleke antiplumb, 2 pale doreza, kokore metalike si e policise, arme gjahu dhe municion luftarak. Ne baze te ketij dokumenti, eshte liruar pas 1 viti e 3 muajsh dhe qarkullonte i lire ne Shkoder. Sot ka vrare 2 persona dhe plagosur 2 te tjere, mes te cileve nje kamariere totalisht e pafajshme.
Edhe nese viktimat e tjera jane kriminele, a eshte normale qe ne vitin 2025 njerez me precedente te tille penale, te qarkullojne lirshem ne mes te qytereve? A mban pergjegjesi Edi Rama per terrorin qe shohin shqiptaret rregullisht ne mes te dites apo do vazhdoje te thote “Hengshin kokat e njeri-tjetrit” si plakat e lagjes pa pike pergjegjshmerie? A mban pergjegjesi Ministri i Brendshem, qe nje person ne sherbim prove, me rrezikshmeri sociale dhe i dyshuar per angazhim ne organizate kriminale, qarkullon i armatosur ne mes te Shkodres? A mbajne pergjegjesi gjykatesit shqiptare qe ju ofrojne rrethana lehtesuese dhe lehtesime denimesh personave me rrezikshmeri te larte shoqerore? Te gjithe keta me siper, a e kuptojne qe viktimat “rrethanore” te fajeve te tyre mund te jene femije, familjare te tyre apo te pafajshem te tjere qe thjeshte po mundohen te jetojne midis sakrificave?
r/albania • u/techthroughtoni • 9h ago
Shitpost Ma shpjegoni se cfare dmth ky postim
Mua me duket si tentative ulje figure te shqiptarit. Si mendoni?
r/albania • u/Responsible_Pie_6188 • 6h ago
Ask Albanians Perdorimi i paroxetine dhe Lorazepam, a ndikon në marrjen e patentës?
Përshëndetje, dua të marr patentën por kam një problem. Përdor Paroxetine 20mg çdo ditë dhe Lorazepam 0,5mg vetëm kur është nevoja, të dyja të përshkruara nga psikiatri për ankth dhe atake paniku.
Kam disa pyetje:
A përbëjnë këto ilaçe problem për vizitën mjekësore për patentë?
A duhet t’i deklaroj patjetër? Nëse po, çfarë pasojash ka?
Dhe nëse më ndalon policia, dhe bën test alkoli ose droge çfarë rrezikoj nëse jam nën efektin e Paroxetine ose Lorazepam?
A ka ndonjë mënyrë për ta mbrojtur veten ligjërisht në raste të tilla?
Faleminderit!
r/albania • u/HeyItsM1CK3Y_ • 12h ago
Ask Albanians Inxhinier projektues ne Ndertim
Dua te kaloj ne projektim por nuk di nga t’ia nis. Mund te me jepni ndonje keshille si t’ia nis vete ne kohen e lire (programet qe duhen, standartet qe duhet te njoh) pa u larguar nga puna aktuale? Tips&tricks mbi tregun ne Shqiperi, si jane pagat dhe kushtet e punes ne pergjithesi ne krahasim me kompanite e zbatimit? Aktualisht punoj Oficere Projekti ne firme zbatimi (QA/QC) pra merrem me ripunim projekti, preventivi, libreza masash, situacione mujore, grafik punimesh, miratim materialesh, krijim metodologjie per procese te ndryshme pune, miratim materialesh, shkresa zyrtare dhe komunikime me institucionet perkatese, proces verbale, pergatitje dosje teknike te objektit, etj.
r/albania • u/vllaznia35 • 17h ago
News (AL) Dy viktima dhe 2 të plagosur në Shkodër, policia jep detaje: Armando Pali vdiq në vendngjarje, ndërsa Liridon Kraja në spital! Autori në pranga, sekuestrohet automatiku
panorama.com.alr/albania • u/OddSavings2401 • 6h ago
Off-Topic Gjobë (ndihme)
Përshëndetje. Me nevojitet ndihma e dikujt qe ka shembuj te meparshem, unë kam marre nje gjobe shpejtësie ne makinen e nje shokut tim (policia me tha ik nderkohe me tabele), me shumen 30 mije lek te reja. Une kam patente te huaj dhe nuk dua qe ti hiqen piket atij dhe dua ta kontestoj ta kaloj ne emrin tim gjoben. Pyetjet: Kur kaloj gjoben ne emrin tim a e paguaj dyfish pra 60 mije lek? A vlen pagesa brenda afatit 2 javor per ulje cmimi? A mund te shkoj ne cdo polici rrugore te cdo qyteti apo vetem e rajonit ku eshte marre gjoba? Faleminderit.
r/albania • u/BetterPhoneRon • 7h ago
Ask Albanians Birra Peroni pa gluten
Pershendetje, a dini ku mund te gjej birra Peroni pa gluten ne Sarande? A ka ndonje rrjet marketesh qe shet?
r/albania • u/ciqitemenllai • 14h ago
Discussion Kardiolog i mire ne Tr?
Pershendetje, deshiroj te kryej nje vizite per zemren por nuk kam njohje ne kte fushe. Mund t'me sugjeroni dike te afte?
r/albania • u/LancerBro • 16h ago
Ask Albanians Gjurmimi i postës Adex
Ka ndonjë mënyrë tjetër për të gjurmuar paketat e Adex përveç website të tyre? Këtu edhe po të shkruash kari në pidh të thotë "POD i verifikuar! Po marr rezultatet...". Postë amatore.