r/albania Dibër 17h ago

Discussion Dua pasaportën shqiptare

Unë nuk jam rritur në Maqedoni dhe kam shtetësinë maqedonase. Dua të marr edhe atë shqiptare. Arsyet janë shumë të thjeshta: 1. Racizmi 2. Gjuha. Nuk kam asnjë ide si funksionon ky proces. A kanë shqiptarët nga vendet fqinje një procedurë të thjeshtuar? A e ka bërë ndonjëri prej jush këtë, ose njihni dikë që e ka bërë, apo ndoshta dikush ka ndërmend ta bëjë?

15 Upvotes

18 comments sorted by

23

u/Xinkerman 17h ago

Eshte turp, qe jemi i vetmi vend ne bote qe nuk bejme asgje per bashkekombasit tone jashte vendit. Greket dhe Bullgaret mundohen ti gjejne edhe aty ku nuk jane duke ju dhene lloj lloj benefitesh qe vetem te shkruhen si Greke ose Bullgare, kurse shteti Shqiptar, duke e pasur popullaten edhe ata vete duke e kerkuar, pa asgje dobi, nuk ia jep

2

u/duckling-peanut 14h ago

Por ama, ne kemi Ministri te Diasporës /s

2

u/Osman_Bostan 13h ago

Se kane gajle per mua edhe mos qendronte /s aty

1

u/duckling-peanut 6h ago

Gajle the? S'e kane fare ne radar ate qe supozohet te nënkuptojë emri, jo me ca kërkon OP

11

u/No-Comparison5700 O sa mir me qen … 17h ago

Vllai eshte veshtire, une njof vetem nje shqiptar nga kosova qe e ka marre pas disa vitesh residence ne shqiperi, flitet qe do behet me e thjeshte per shqipetaret e kosoves, maqesonise, etj shpresoj te behet shume me e thjeshte akoma,pasi e meritojne te gjithe shqipetaret kudo qe jane. Respekte

7

u/Haunting_Bicycle_253 17h ago

Shum e lehte eshte , Vetem ber kerkese . Nji kusht Ka. Te deshmosh se je Shqiptar. As Avokat sduhet as asgje .

8

u/Xinkerman 17h ago

Ti e ke e marr vet ? Nese po, nga je me origjin ?

1

u/SpreadSad2519 1h ago

Shteti maqedonas nuk ka shtetesine ose kombesine ne asnje dokument shteteror, qe e ben te pamundur aplikimin, e vetmja gje eshte te vertetosh qe ke pasur dike nga Shqiperia

3

u/QyngjiDajes 16h ago

Sa per kuriozitet, ku ke perjetuar racizem ne Diber? Te kisha e Rajchices apo?

1

u/veezy53 Dibër 16h ago

Mund t’i ndërrojmë pasaportat me qejf. Ashtu siç e njeh ti gjeografinë, sigurisht di më mirë se unë të lexosh kyrilike po të duhet ndonjëherë të plotësosh ndonjë formular në polici ☺️. Kur më duhet të zgjas pasaportat ose të kryej ndonjë punë tjetër në ndonjë institucion shtetëror, duhet të marr me vete dikë që të më përkthejë gjithçka. Në Dibër, edhe pse në sportel janë shqiptarë, formularët janë kyrilik. Dhe megjithëse shqipja është e njohur zyrtarisht si gjuhë e dytë, nuk ka formularë dygjuhësh. A s’është kjo racizëm? Ky ishte vetëm një shembull.

2

u/QyngjiDajes 11h ago

Nuk di asnje fjal Maqedonisht. 1) Te policia ne Diber, i keni formulet edhe ne gjuhen Shqip. Jem 100%.

2) Pasaporti nderrohet cdo 5 / 10 vjet.. jo perdit.

—-

If you’re only looking to avoid language barriers when renewing your documents once every few years, I think getting Albanian citizenship is really overkill.

If you want the citizenship because of patriotic and “unity” reasons, then that would make more sense. I think all Albanians abroad should be granted citizenship upon request, as long they establish some language proficiency.

1

u/veezy53 Dibër 9h ago

Kam pasur para 5 vitesh një konflikt aty pikërisht për shkak të formulareve dhe që prej asaj kohe nuk kam hyrë më aty. Dhe sigurisht qe ka edhe një arsye patriotike.

3

u/Drejtori Kerkoj sekretare 16h ago

Thjesht eshte Gjej nji polic emigracioni tet ndihmoj

Kerkesa pare te jetosh ne shqiperi(bej nji kontrat qeraje me noter diku) qe esht e domosdoshme.

Tjerat pastaj jan pasaporta foto e vogel statement banke e kshu Kerko e-albania Leje unike Apliko,plotesoje formularin dhe nfund ke kerkesat ca dokument te duhen.

Maqedonia se di por kosovoa dhe pagesat i ka zero.

1

u/Osman_Bostan 16h ago

Merre pashaporten gjermane. Sa per proceduren: Nuk vleresohet etnia jote fare. Krahasimisht je njesoj si sirianet apo bangladeshet qe vijne ne Shqiperi.

1

u/gesti2002 5h ago

Mjafton te provosh qe jetojn shtetas shqiptar dhe e ben dhe online ne mos gaboj

-1

u/Responsible_Pie_6188 Pëllumb Pill-inci i dërguari i Zotit 17h ago

Informohu në internet ose konsulto një avokat që meret me këto gjëra, s'besoj se të ndihmon dot ndonjëri këtu

5

u/veezy53 Dibër 17h ago

Nuk dija fare nga t’ia filloja. Ja ti me ndimohve 😁 flm

0

u/Acceptable-Egg-8548 2h ago

Sa per kuriozitet .Si mendon qe pasaporta Shqiptare do ta ndal racizmin ne Maqedoni ?