r/albania • u/TheRareNotion • 7d ago
Discussion Wolt vs Baboon
Si ju duket sherbimi midis te dyjave dhe ke perdorni me shpesh(pse)?
Pyes pasi me duket se baboon-it i eshte ulur ndjeshem numri i perdoruesve ne krahasim me cka ka qene para se Wolt-i te hynte ne treg?
10
Upvotes
23
u/TheHeatIsHeated 7d ago
Baboon eshte jashtezakonisht shume i ngadalte me dergesat. Saqe kur shoh nje restorant qe i dergon me korrieret e vet me shton deshiren per te porositur.
Wolt eshte goxha me mire, dhe paguan me karte kudo, qe eshte nje plus. Baboon nuk e di nese paguan me karte kudo tani por ka patur raste ku paguaje me karte dhe kur vinte korrieri duhet te flisja me sherbimin e klientit se restoranti i kishte marre leket.
Pastaj ndjekja e dergesave eshte shume me e mire me Wolt. Baboon thote qe korrieri po shkon te marre porosine, por ky status mund te rrije i tille per shume kohe e ti nuk e di ca behet. Wolt nga ana tjeter jo vetem qe eshte me mire, por edhe te thote kur korrieri po dergon porosi te meparme. Nata me diten.