r/albania • u/HeyItsM1CK3Y_ • 1d ago
Ask Albanians Inxhinier projektues ne Ndertim
Dua te kaloj ne projektim por nuk di nga t’ia nis. Mund te me jepni ndonje keshille si t’ia nis vete ne kohen e lire (programet qe duhen, standartet qe duhet te njoh) pa u larguar nga puna aktuale? Tips&tricks mbi tregun ne Shqiperi, si jane pagat dhe kushtet e punes ne pergjithesi ne krahasim me kompanite e zbatimit? Aktualisht punoj Oficere Projekti ne firme zbatimi (QA/QC) pra merrem me ripunim projekti, preventivi, libreza masash, situacione mujore, grafik punimesh, miratim materialesh, krijim metodologjie per procese te ndryshme pune, miratim materialesh, shkresa zyrtare dhe komunikime me institucionet perkatese, proces verbale, pergatitje dosje teknike te objektit, etj.
2
u/TechnologySlow9371 22h ago
E njoh mire pozicionin aktual pasi kam punuar mbi 20 vjet PM ne projekte iinfrastrukture, dhe e di sa shume lodhen Inxhinieret qe e mbulojne ate pozicion “gjithcka beres” . Nuk dua te te dekurajoj por nga pikpamja financiare nuk do te gjesh me mire. Pothuajse te gjitha firmat e projektimit jane te vogla ku vetem nje ose dy persona bejne projektim te mirefillte, dhe te tjeret jane me shume draftues me pak eksperience. Vetem nese mendon te hapesh firmen tende mund te kesh te ardhura me shume, por me beso eshte shume e veshtire per te gjetur pune. Konkurenca eshte shume e madhene tregun privat dhe perfiyojne ata qe kane krijuar nje fare emri. Ne tregun e puneve publike duhet te paguash 40-50% per te marre punen dhe duhet te mendosh burokracine e licencave trnderave dhe JV.
Eksperienca qe ke eshte baze shume e mire per te bere PM ne projektin e ardhshem, megjithese e di qe ne Shqiperi eshte pak e veshtire se quhet si pozicion burreror.
Kohet e fundit kam pare shume ing me eksperience te mire ne projektim qe i jane kthyer firmave te zbatimit per arsye financiare.
Gjithsesi, per t’ju rikthyer postimit, nuk e di nese ke menduar ti futesh projektimit si ing Strukturist apo Civil. Si strukturiste e ka ezauruar kolegu me siper. Si Civil do te sugjeroje te filloje te punoje me Civl3D ose OpenRoads, varet me ke krijuar eksperience.
Personalisht do te te sugjeroja fushen e Planing me Microsoft Project ose Primavera. Mendoj se eshte nje fushe qe do kete prespektive.
Best of luck😁
1
u/HeyItsM1CK3Y_ 9h ago
Shume faleminderit per shpjegimin.
Nuk e di nese ju punoni ne Shqiperi apo jashte saj, por do t’ju pyesja nese mendoni se eksperienca qe kam pershkruar me siper do te ishte “e mjaftueshme” qe te filloj te kerkoj per pune jashte?
Gjithashtu, nese do te sugjeronit certifikime te metejshme, eshte mire te filloj me PMP apo FIDIC?
•
u/TechnologySlow9371 39m ago
Une nuk kam experienca direkte jashte Shqiperise, por nga marrdhenjet qe kam patur me stafe kompanish te huaja mund te them qe kush ka punuar ne kontrata te rendesishme me firma shqiptare te strukturuara ing shqiptare nuk jane me poshte. Nqs eksperienca jote perfshin 1-2 kontrata me vlere mbi 10M, me dokumentacion Anglisht, (sidomos FIDIC) eshte plotesisht e mjaftueshme per te aplikuar. Gjithmone konsidero qe edhe gjuha lokale ne nivel te mire eshte nje “must”. Nga njohjet qe kam, ne Gjermani barriera kryesore ka qene gjuha. Ajo qe eshte ndryshe ne kompanite e huaja eshte qe ata jane me te profilizuar dhe nuk i perzjejne pozicionet e punes. Lidhur me aplikim per pune jashte, mendoj qe e kane me te lehte ata qe kane eksperienca te dedikuara si ing projektues (disiplina te ndara), topografi, ing laboratori, planner. Keto experiencat “ universale” qe kemi ne, jashte jane pak mosbesues. Pozicionet lidhur me manexhimin (Assistant PM mund te ish me i pershtatshmi per CV tuaj), jane te veshtira per persona te huaj, per shkak te gjuhes, njohjes se tregut, kultures se punes, marrdhenjes me stafin vartes etj. Lidhur me Certifikimet, personalisht kam menduar por nuk e fillova PMP. Ajo besoj eshte certifikata me e vlefshme, po qe se mendon te vazhdosh jashte. Kij parasysh qe kushton, eshte provim i veshtire, dhe duhet ta japesh cdo dy vjet. Kij parasysh qe literatura dhe provimi jane re pergjithshm dhe nuk kane te bejne direkt me Inxhinierine. Pra supozihet qe si nje qe ka Master Degree ne Civil Engineering si nje me Adminstrim Biznesi, apo Ekonomik bejne te njejtin test. Te diplomuarit jashe jane me te avantazhuar sepse jane mesuar me strukturen e atsyetimit dhe pergjigjeve. PMBOK Guide eshte literatura standard. Edition sixth and seventh i kam une dhe mund ti nis. Ne Shqiperi duhet te jene 10-20 ing ndertimi qe e kane bere. FIDIC eshte me i veshtire dhe per mendimin tim eksperienca fitohet vetem gjate punes direkt. Une jam pak skptik me keto kurset disa ditore ( 400-500 Euro/ dita) dhe me certifikatat qe leshojne. Ato jane “attendance” certificate dhe realisht nuk tregojne asnje aftesi. Per FIDIC njohja e anglishtes ne nevel pothuajse “native” eshte e domosdoshme.
Te flasim shume e kemi semundje pfofesionale 😂 PS. Edhe ndonje rritje ne post dhe page aty ku je duhet konsideruar😂
6
u/Soft-Jacket-9168 1d ago edited 1d ago
Standardi eshte Eurokodi. Programet varjojne nga lloji i punes qe kerkon. Nqs kerkon perpunim, ke AutoCAD, Revit, Excel dhe add-ons per keto apps. Nqs kerkon projektim te mirefillte, SAP esh me i perdoruri dhe me i lehti per te gjetur material per ta studiuar.
Rrogat jane zakonisht me te ulta se zbatimi duke qene se ka 2 dekada qe nuk eshte se rritet kostoja e projektimit ne tregun e lire. Ka veshtiresi edhe ne kapjen e punes. Nqs do te futesh si e punesuar ne ndonje zyre ekzistuese, fillimisht do nisesh ne perpunim dhe gjasat jane qe do mbetesh po ne perpunim sepse zakonisht mjafton nje inxhinier per te gjitha llogaritjet (themeluesi ose partneri i themeluesit).
Nuk e di sa paguhesh tani, por kur futesh fillimisht kane tendencen te te trajtojne si fillestar pavaresisht sa pune ke pare me sy, me pretekstin qe sje perfshire ndonjehere ne projektim. Realisht perpunimi ne projektim ska ndonje diference te madhe me proceset qe shpjegove ne zbatim. Ske me situacione, po vec preventiva dhe tabela hekuri, por ne thelb jane e njejta gje.
Vizatimet ne Cad automatizohen me ArmCAD, AutoRebar ose jane direkt te exportuara nga programi qe ben llogaritjet. Nuk eshte se kane as deshire dhe as nge te perfshijne te rinjte per dicka me shume sepse jane mesuar me modelin mbaji 4-5 vjet me rroge te ulet me pretekstin e te mesuarit, se pastaj do ikin jashte gjithsesi.