r/albania • u/HeyItsM1CK3Y_ • 4d ago
Ask Albanians Inxhinier projektues ne Ndertim
Dua te kaloj ne projektim por nuk di nga t’ia nis. Mund te me jepni ndonje keshille si t’ia nis vete ne kohen e lire (programet qe duhen, standartet qe duhet te njoh) pa u larguar nga puna aktuale? Tips&tricks mbi tregun ne Shqiperi, si jane pagat dhe kushtet e punes ne pergjithesi ne krahasim me kompanite e zbatimit? Aktualisht punoj Oficere Projekti ne firme zbatimi (QA/QC) pra merrem me ripunim projekti, preventivi, libreza masash, situacione mujore, grafik punimesh, miratim materialesh, krijim metodologjie per procese te ndryshme pune, miratim materialesh, shkresa zyrtare dhe komunikime me institucionet perkatese, proces verbale, pergatitje dosje teknike te objektit, etj.
6
Upvotes
2
u/TechnologySlow9371 4d ago
E njoh mire pozicionin aktual pasi kam punuar mbi 20 vjet PM ne projekte iinfrastrukture, dhe e di sa shume lodhen Inxhinieret qe e mbulojne ate pozicion “gjithcka beres” . Nuk dua te te dekurajoj por nga pikpamja financiare nuk do te gjesh me mire. Pothuajse te gjitha firmat e projektimit jane te vogla ku vetem nje ose dy persona bejne projektim te mirefillte, dhe te tjeret jane me shume draftues me pak eksperience. Vetem nese mendon te hapesh firmen tende mund te kesh te ardhura me shume, por me beso eshte shume e veshtire per te gjetur pune. Konkurenca eshte shume e madhene tregun privat dhe perfiyojne ata qe kane krijuar nje fare emri. Ne tregun e puneve publike duhet te paguash 40-50% per te marre punen dhe duhet te mendosh burokracine e licencave trnderave dhe JV.
Eksperienca qe ke eshte baze shume e mire per te bere PM ne projektin e ardhshem, megjithese e di qe ne Shqiperi eshte pak e veshtire se quhet si pozicion burreror.
Kohet e fundit kam pare shume ing me eksperience te mire ne projektim qe i jane kthyer firmave te zbatimit per arsye financiare.
Gjithsesi, per t’ju rikthyer postimit, nuk e di nese ke menduar ti futesh projektimit si ing Strukturist apo Civil. Si strukturiste e ka ezauruar kolegu me siper. Si Civil do te sugjeroje te filloje te punoje me Civl3D ose OpenRoads, varet me ke krijuar eksperience.
Personalisht do te te sugjeroja fushen e Planing me Microsoft Project ose Primavera. Mendoj se eshte nje fushe qe do kete prespektive.
Best of luck😁